Neni 69 - Paraqitja e peticioneve

1. Me përjashtim të rasteve të parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, peticionet i paraqiten organeve të administratës të cilave iu drejtohen.

2. Peticionet që iu drejtohen organeve qendrore të administratës mund të paraqiten në zyrat vendore që janë në varësi të tyre.

3. Kur nuk ka zyrë vendore të një organi të caktuar administrativ qendror, peticioni mund t’i dërgohet prefekturës.

4. Peticionet për të cilat bëhet fjalë në paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni, iu çohen organeve kompetente me postë të regjistruar (rekomande) brenda 3 ditëve nga marrja e tyre.