Neni 82 - Barra e provës

1. Barra e provës për faktet e pretenduara bie mbi palët e interesuara pavarësisht nga detyrimi i administratës i parashikuar në paragrafin 1 të nenit 81.

2. Palët e interesuara mund të bashkëngjisin dokumente ose mendime apo të kërkojnë nga administrata marrjen e masave për të siguruar provat që nevojiten për marrjen e vendimit përfundimtar.