Neni 83 - Detyrimi i palëve të interesuara për të paraqitur prova

1. Organi që zhvillon procedurën hetimore mund t’i kërkojë palëve të interesuara paraqitjen e informacioneve, dokumenteve ose objekteve të cilat i nënshtrohen inspektimit, si dhe çdo formë tjetër hetimi për të provuar pretendimet.

2. Palët e interesuara mund të refuzojnë bashkëpunimin e parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni, në rast se ai shkakton:

a) shkelje të sekretit profesional;

b) përhapje të të dhënave njohja me të cilat është e ndaluar me ligj;

c) njohjen me të dhëna kompromentuese që lidhen me vetë palën e interesuar apo me bashkëshortin, prindin, fëmijën, vëllain, motrën e tij (saj);

ç) njohjen me të dhëna që mund t’i shkaktojnë palës së interesuar ose secilit prej personave të përmendur në paragrafin c) të këtij neni, humbje financiare apo jofinanciare.