Neni 87 - Paraqitja e parakohshme e provave

1. Në ato raste kur ka arsye për të menduar se sigurimi i provave që nevojiten për marrjen e një vendimi mund të bëhet i pamundur ose i vështirë, organi kompetent, me nismën e tij ose me kërkesën e justifikuar të palëve të interesuara, mund të procedojë për sigurimin paraprak të tyre.

2. Paraqitja paraprake e provave mund të bëhet edhe përpara fillimit të procedimit.