Neni 93

1. Pas përfundimit të procedurës hetimore, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 96, palët e interesuara kanë të drejtë të shprehen përpara marrjes së vendimit përfundimtar.

2. Organi që zhvillon procedurën hetimore vendos rast pas rasti nëse palët e interesuara do të shprehen me shkrim apo me gojë.