Neni 94 - Të shprehurit me shkrim

1. Në ato raste kur organi që zhvillon procedurën hetimore vendos t’u kërkojë palëve të interesuara të shprehen me shkrim, palët njoftohen për të paraqitur letrën përkatëse përpara jo më pak se 10 ditësh.

2. Njoftimi duhet të përmbajë të gjithë informacionin e nevojshëm në mënyrë që palët e interesuara të kuptojnë se çfarë është e rëndësishme për marrjen e vendimit. Njoftimi duhet të përmbajë, gjithashtu kohën dhe vendin se ku mund të konsultohet dosja përkatëse.

3. Në përgjigjen e tyre, palët e interesuara mund të shprehen për ato çështje që përbëjnë objektin e procedimit, të kërkojnë marrjen e masave të tjera dhe të bashkëngjisin dokumente.