strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

SEKSIONI IV - PËRFUNDIMI I PROCEDIMIT ADMINISTRATIV

  • Neni 99 - Shkaqet e përfundimit
  • Procedimi mbyllet me marrjen e një vendimi përfundimtar ose për shkak të fakteve të tjera që parashikohen në këtë seksion.

  • Neni 100 - Vendimi i shprehur përfundimtar
  • Në vendimin përfundimtar, organi administrativ kompetent vendos në lidhje me të gjitha çështjet e ngritura gjatë zhvillimit të procedimit dhe që nuk kanë marrë zgjidhje gjatë tij.

  • Neni 101 - Tërheqja e pretendimeve ose heqja dorë prej tyre
  • 1. Palët e interesuara, me anën e një deklarate me shkrim, mund të tërhiqen nga procedimi ose nga ndonjë prej pretendimeve të formuluara, si dhe të heqin dorë nga të drejtat dhe interesat e tyre të ligjshme, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë nuk lejohet me ligj.

    2. Tërheqja ose heqja dorë e palëve të interesuara nuk ndikon në vazhdimin e procedimit, në qoftë se administrata është e mendimit se procedimi është në interes të publikut.

  • Neni 102 - Braktisja
  • 1. Procedimi deklarohet i braktisur në qoftë se pala e interesuar, për fajin e saj, ka qenë inaktive për më shumë se 3 muaj, me përjashtim të rastit kur ka interes publik për marrjen e një vendimi përfundimtar.

    2. Braktisja e procedimit nuk e shuan të drejtën, të cilën individi kishte kërkuar të zbatohej.

  • Neni 103 - Pamundësia
  • 1. Procedimi administrativ përfundon kur organi administrativ kompetent për marrjen e vendimit përfundimtar zbulon se objekti për të cilin kishte filluar procedimi ose qëllimi i vendimit është bërë i pamundur.

    2. Deklarimi i përfundimit të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni duhet të jetë gjithnjë i arsyetuar dhe kundër tij mund të bëhet ankim në gjykatë.

  • Neni 104 - Mospagimi i tarifave ose detyrimeve të tjera
  • 1. Procedimi përfundon si pasojë e mospagimit brenda afatit kohor të tarifave ose detyrimeve të tjera, pagimi i të cilave sipas ligjit është kusht për zbatimin e akteve procedurale, me përjashtim të rasteve të parashikuara në paragrafin e dytë të këtij neni dhe/ose në nenin 17.

    2. Palët e interesuara mund të parandalojnë përfundimin e procedurës në qoftë se ato paguajnë dyfishin e shumës brenda 10 ditëve pas përfundimit të afatit kohor të përcaktuar për pagesën e shumës origjinale.