Neni 101 - Tërheqja e pretendimeve ose heqja dorë prej tyre

1. Palët e interesuara, me anën e një deklarate me shkrim, mund të tërhiqen nga procedimi ose nga ndonjë prej pretendimeve të formuluara, si dhe të heqin dorë nga të drejtat dhe interesat e tyre të ligjshme, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë nuk lejohet me ligj.

2. Tërheqja ose heqja dorë e palëve të interesuara nuk ndikon në vazhdimin e procedimit, në qoftë se administrata është e mendimit se procedimi është në interes të publikut.