Neni 108 - Arsyetimi i aktit

1. Përveç rasteve kur ligji vetë parashikon dhënien e arsyeve, duhet të jepen domosdoshmërisht arsyet për të gjitha ato akte të cilat pjesërisht ose tërësisht:
a) mohojnë, shuajnë, kufizojnë apo prekin në ndonjë mënyrë tjetër të drejta dhe interesa të ligjshëm ose vendosin apo rëndojnë detyrime apo ndëshkime;
b) përbëjnë vendim në lidhje me kërkesat për shqyrtim apo apelimet;
c) përbëjnë një vendim të kundërt me pretendimet e palëve të interesuara ose në kundërshtim me një informacion apo propozim zyrtar;
ç) përbëjnë devijim nga praktika e ndjekur për zgjidhjen e çështjeve të ngjashme;
d) shkaktojnë revokimin, shfuqizimin, modifikimin ose pezullimin e një akti të mëparshëm.

2. Me përjashtim të rasteve kur ligji parashikon ndryshe, aktet që ratifikojnë vendimet e marra nga bordet, juritë apo komisionet e ngritura nga administrata, si dhe urdhrat e eprorëve, që kanë të bëjnë me çështje të brendshme, nuk kanë nevojë të arsyetohen.