Neni 112 - Fuqia prapavepruese

1. Aktet administrative kanë fuqi prapavepruese në rastet e mëposhtme:
a) kur akti interpreton një akt të mëparshëm;
b) kur akti nxirret në zbatim të një vendimi gjyqësor, i cili nga ana e tij ka deklaruar të pavlefshëm një akt administrativ;
c) kur vetë ligji i jep aktit fuqi prapavepruese.

2. Përveç rasteve të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni, organi kompetent mund t’i japë fuqi prapavepruese aktit edhe në rastet e mëposhtme:
a) kur fuqia prapavepruese është në favor të palëve të interesuara dhe nuk dëmton të drejtat e një pale të tretë;
b) kur është fjala për një akt i cili shfuqizon një akt të mëparshëm së bashku me aktet e tjera të nxjerra në zbatim të këtij të dytit;
c) ku një gjë e tillë lejohet nga ligji.