Neni 113 - Efekti i vonuar

Aktet administrative kanë efekt të vonuar:
a) kur hyrja në fuqi e tyre kushtëzohet nga miratimi apo kundërfirmimi;
b) kur efektet e aktit bëhen të pamundura për shkak të ndonjë pezullimi apo afati;
c) kur hyrja në fuqi e aktit varet nga vërtetimi i disa kushteve ose rrethanave.