strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

SEKSIONI V - EKZEKUTIMI I AKTEVE ADMINISTRATIVE

  • Neni 130 - Ekzekutimi
  • 1. Aktet administrative mund të ekzekutohen vetëm pas hyrjes së tyre në fuqi.

    2. Ekzekutimi i detyrimeve të parashikuara në aktin administrativ mund të bëhet forcërisht nga administrata pa qenë nevoja për t’iu drejtuar gjykatës, me kusht që ekzekutimi të bëhet në përputhje me kërkesat e ligjit.

  • Neni 131 - Akte që nuk mund të ekzekutohen
  • 1. Aktet që nuk mund të ekzekutohen janë:
    a) ato akte efekti i të cilave është pezulluar;
    b) ato akte kundër të cilave është bërë një ankim me efekt pezullues;
    c) ato akte të cilat hyjnë në fuqi vetëm pasi miratohen nga një organ administrativ i ndryshëm nga ai që e ka nxjerrë.

    2. Hyrja në fuqi e akteve mund të pezullohet nga organet administrative që kanë kompetencë të revokojnë, nga organet më të larta që kanë kompetencë të shfuqizojnë dhe nga gjykata sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile (Kreu “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”).

  • Neni 132 - Ligjshmëria e ekzekutimit
  • 1. Organet e administratës publike nuk mund të ndërmarrin asnjë veprim i cili në një mënyrë ose tjetrën kufizon të drejtat e ligjshme të personave privatë pa nxjerrë përpara një akt administrativ, i cili t’i ligjërojë këto veprime. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për rastet e emergjencës.

    2. Ekzekutimi i akteve administrative, kur është e mundur, realizohet me përdorimin e mjeteve të tilla, të cilat ndërsa garantojnë realizimin e ekzekutimit, shkaktojnë dëmin më të vogël të mundshëm mbi interesat dhe të drejtat e ligjshme të personave privatë.

    3. Palët e interesuara mund të ankohen në organin më të lartë administrativ ose në gjykatë kur veprimet e kryera për ekzekutimin tejkalojnë kufijtë e aktit që ekzekutohet.

    4. Ankimi gjyqësor mund të bëhet edhe kundër veprimeve që ndërmerren në kuadrin e ekzekutimit të aktit kur ato, në vetvete, janë të paligjshme, me kusht që veprimet në fjalë të mos jenë pasojë e paligjshmërisë së aktit që ekzekutohet

  • Neni 133 - Njoftimi i ekzekutimit
  • 1. Vendimi për të proceduar me ekzekutimin e aktit administrativ i njoftohet palëve të cilave iu drejtohet akti origjinal, përpara se të fillojë ekzekutimi.

    2. Organi administrativ mund të njoftojë për ekzekutim në lajmërimin që bën për aktin dhe në këtë rast ekzekutimi është i menjëhershëm.

  • Neni 134 - Ndalimi i urdhrave që ndërpresin ekzekutimin
  • Shfuqizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.32, datë 24.11.2003.