Neni 133 - Njoftimi i ekzekutimit

1. Vendimi për të proceduar me ekzekutimin e aktit administrativ i njoftohet palëve të cilave iu drejtohet akti origjinal, përpara se të fillojë ekzekutimi.

2. Organi administrativ mund të njoftojë për ekzekutim në lajmërimin që bën për aktin dhe në këtë rast ekzekutimi është i menjëhershëm.