Neni 135 - Parimet e përgjithshme

1. Personat privatë kanë të drejtë të kërkojnë revokimin, shfuqizimin ose modifikimin e akteve administrative në përputhje me rregullat e vendosura nga ky Kod.

2. E drejta e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni mund të ushtrohet në mënyrat e mëposhtme:
a) me anën e një kërkese jo formale drejtuar punonjësit ose organit përgjegjës për aktin;
b) me anën e një ankimi drejtuar organit që ka nxjerrë aktin e ankimuar ose eprorit të punonjësit/organit përgjegjës, organit kolegjial kur punonjësi përgjegjës është anëtar i tij dhe organit delegues.