Neni 141 - Afati kohor për marrjen e vendimit në një procedurë ankimi

1. Organi administrativ kompetent shqyrton ankimin administrativ dhe del me një vendim brenda 1 muaji nga data e depozitimit të ankimit.

2. Në qoftë se me kalimin e periudhës së parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me ankimin nga ana e organit administrativ kompetent, pala e interesuar fiton të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës sipas paragrafit të dytë të nenit 328 të Kodit të Procedurës Civile.