Neni 143 - Kushtet formale për zhvillimin e procedurës së ankimit

1. Ankimi duhet të paraqitet në formë shkresore.

2. Kërkesa e shkruar duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:
a) emrin dhe adresën e ankuesit;
b) aktin administrativ, të nxjerrë apo të munguar, që kontestohet;
c) shkaqet e ankimit;
ç) çdo dokument tjetër që vlerësohet si i rëndësishëm nga ankuesi.

3. Organi që shqyrton ankimin detyrohet të ndihmojë ankuesit në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për ankimin.