Neni 146 - Vendimi i organit që shqyrton ankimin

Organi administrativ që shqyrton ankimin vendos:

a) lënien në fuqi të aktit administrativ dhe rrëzimin e ankimit;

b) shfuqizimin/revokimin e aktit administrativ dhe pranimin e ankimit;

c) ndryshimin e aktit administrativ, duke pranuar pjesërisht ankimin;

ç) detyrimin e organit administrativ kompetent për të nxjerrë aktin administrativ, kur është refuzuar nxjerrja e tij.