strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU II - AKTET REALE

  • Neni 147 - Parimi i përgjithshëm
  • 1. Për aktet reale zbatohen të njëjtat parime ligjore, sidomos parimi i ligjshmërisë, si dhe për aktet administrative, nëse natyra e tyre e veçantë nuk bie në kundërshtim me këto parime.

    2. Aktet reale të tilla si informacionet, paralajmërimet, sinjalet e koduara etj.të një organi shtetëror konsiderohen të ligjshme vetëm atëherë kur ato janë të sakta, objektive dhe proporcionale.

  • Neni 148 - Eliminimi i pasojave
  • Organi administrativ është i detyruar të eliminojë pasojat, të cilat lindin nga një akt real i kundërligjshëm.