strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU IV - KONTRATAT ADMINISTRATIVE

  • Neni 151 - Kuptimi i kontratave administrative
  • 1. Kontrata administrative është një marrëveshje nëpërmjet së cilës krijohet, modifikohet apo shuhet një marrëdhënie juridike e së drejtës publike.

    2. Kontratat e mëposhtme konsiderohen administrative:
    a) sipërmarrjet e punëve publike;
    b) prokurimi i punëve publike;
    c) prokurimi i shërbimeve publike;
    ç) licencimi i lojërave të fatit;
    d) kontratat e furnizimit të vazhdueshëm;
    dh) kontraktimi i shërbimeve të subjekteve private në rastet e fatkeqësive natyrore.