Neni 151 - Kuptimi i kontratave administrative

1. Kontrata administrative është një marrëveshje nëpërmjet së cilës krijohet, modifikohet apo shuhet një marrëdhënie juridike e së drejtës publike.

2. Kontratat e mëposhtme konsiderohen administrative:
a) sipërmarrjet e punëve publike;
b) prokurimi i punëve publike;
c) prokurimi i shërbimeve publike;
ç) licencimi i lojërave të fatit;
d) kontratat e furnizimit të vazhdueshëm;
dh) kontraktimi i shërbimeve të subjekteve private në rastet e fatkeqësive natyrore.