Neni 1

Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë cakton rregulla të detyrueshme, të njëjta e të barabarta, për gjykimin e mosmarrëveshjeve civile e të mosmarrëveshjeve të tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.
Gjykata nuk mund të refuzojë të shqyrtojë dhe të japë vendime për çështjet që i paraqiten për shqyrtim, me arsyetim se ligji mungon, nuk është i plotë, ka kundërthënie ose është i paqartë.