strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

TITULLI II - Padia

  • Neni 31
  • (Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001, neni 4)

    Padia është e drejta e personit që bën pretendimin, për t’u dëgjuar, mbi themelin e këtij pretendimi, në mënyrë që gjykata ta shpallë atë të bazuar ose jo.
    Pala kundërshtare ka të drejtë të diskutojë dhe të ngrejë prapësime mbi themelin dhe bazueshmërinë në ligj të këtij pretendimi.

  • Neni 32
  • (Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 5)

    Padia mund të ngrihet:
    a) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur;
    b) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte;
    c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin.

  • Neni 33
  • Nuk mund të ngrihet padi nga një person që i mungon zotësia juridike për të vepruar.

  • Neni 34
  • Personi që abuzon në të drejtën për të ngritur padi, duke qenë i ndërgjegjshëm për pathemelësinë ose pabazueshmërinë në ligj të saj, 19 ose përdor mashtrimin, mund të dënohet nga gjykata me gjobë deri në 50 000 lekë, pa llogaritur shpërblimin e dëmit që mund të kërkohet.