strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU II - Juridiksioni

  • Neni 36
  • Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.
    Juridiksioni gjyqësor civil ushtrohet sipas dispozitave të këtij Kodi dhe ligjeve të tjera.
    Asnjë institucion tjetër nuk ka të drejtë të pranojë për shqyrtim një mosmarrëveshje civile që është duke u gjykuar nga gjykata.
    Është e pavlefshme çdo marrëveshje që lidhet në kundërshtim me këtë dispozitë.

  • Neni 37
  • (Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 7)

    Juridiksioni i gjykatave shqiptare për personat fizikë dhe juridikë të huaj rregullohet me ligj.
    Juridiksioni i gjykatave shqiptare nuk mund t’i kalohet me marrëveshje një juridiksioni të huaj, përveç kur gjykimi ka lidhje me një detyrim ndërmjet të huajve ose ndërmjet një të huaji e një shtetasi shqiptar, ose personi juridik pa banim ose qëndrim në Shqipëri, si dhe kur këto përjashtime janë parashikuar në marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

  • Neni 38
  • Gjykata shqiptare nuk pushon as pezullon gjykimin e një mosmarrëveshjeje, kur kjo e fundit ose një çështje tjetër që ka lidhje me të, është duke e gjykuar nga një gjykatë e huaj.

  • Neni 39 - Juridiksioni ndaj përfaqësive diplomatike e konsullore
  • (Ndryshuar shkronja “b” me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 8)

    Anëtarët e përfaqësive diplomatike e konsullore të vendosura në Republikën e Shqipërisë nuk i nënshtrohen juridiksionit të gjykatave shqiptare, përveç kur:
    a) pranojnë vullnetarisht,
    b) ekzistojnë rastet dhe kushtet e parashikuara nga Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

  • Neni 40
  • Juridiksioni civil i gjykatave shqiptare nuk shtrihet në përfaqësuesit e shteteve të tjera dhe në grupin e tyre të shoqërimit, kur ata qëndrojnë me ftesë zyrtare të Republikës së Shqipërisë.