Neni 70

Vlera e padisë që kundërshton ekzekutimin e detyruar,përcaktohet nga kredia për të cilën procedohet.
Vlera e padisë së personit të tretë që kundërshton ekzekutimin e detyruar varet nga vlefta e sendeve për të cilat bëhet kundërshtimi.