strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU VI - Sekretaria gjyqësore

  • Neni 77 - Detyrat e sekretarit gjyqësor
  • (Shtuar paragrafi III me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 14)

    Sekretari gjyqësor dokumenton për të gjitha efektet, në rastet dhe në mënyrat e parashikuara nga ligji, veprimtari të mirëfillta të gjykatës, të palëve e pjesëmarrësve të tjerë në proces.
    Sekretari merr pjesë në të gjitha veprimet e gjykatës për të cilat duhet të mbahet procesverbal.
    Ai lëshon kundrejt pagesës kopje dhe ekstrakte autentike të dokumenteve të përpiluara, regjistron çështjet në dorë, formon fashikujt gjyqësorë duke futur atje dokumente ose kopje të tyre të vërtetuara sipas ligjit dhe shënon menjëherë datën e depozitimit, i ruan ato, përpilon komunikimet dhe njoftimet e parashikuara nga ligji ose nga gjykata dhe detyra të tjera që lidhen me procesin gjyqësor.

  • Neni 78
  • Nëpunësi gjyqësor Nëpunësi gjyqësor merr pjesë në seancë gjyqësore dhe merr masa për zbatimin e urdhrave, ndjek procedurën e njoftimit të akteve dhe kryen detyra të tjera që lidhen me procesin gjyqësor.

  • Neni 79 - Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar
  • (Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 15)

  • Neni 79/a - Avokatura e Shtetit
  • (Shtuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 16)

    Avokatura e Shtetit ushtron përfaqësimin në rastet e parashikuara me ligj. Gjykata, që shqyrton çështje për të cilat me ligj përfaqësimi dhe mbrojtja kryhet nga Avokatura e Shtetit, urdhëron njoftimin e akteve kësaj të fundit, me qëllim që ajo të ketë mundësi të marrë pjesë në gjykim.