Neni 122 - Pavlefshmëria e njoftimit

Njoftimi është i pavlefshëm kur nuk janë zbatuar dispozitat që kanë lidhje me mënyrën dhe personin të cilit i duhet dorëzuar kopja e aktit ose kur ka pasiguri të plotë për personin ose datën e njoftimit.