Neni 127 - Vendimet jopërfundimtare

Vendimet jopërfundimtare janë vendimet e pushimit të çështjes, me të cilët gjykata ose gjyqtari në rastet e parashikuara në këtë Kod i japin fund procesit gjyqësor civil pa e zgjidhur çështjen në themel, si edhe çdo vendim tjetër që pa e zgjidhur çështjen në themel i jep fund procedimit gjyqësor të filluar.