strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU V - Afatet

  • Neni 145
  • Afatet për kryerjen e veprimeve procedurale caktohen nga ligji dhe kur ky e lejon edhe nga gjykata.
    Afatet mund të jenë edhe prekluzive kur ligji e parashikon shprehimisht.

  • Neni 146
  • Afatet e vendosura nga ligji janë të zakonshme, përveç kur ligji e parashikon shprehimisht se janë të prera.
    Afatet e prera nuk mund të shkurtohen ose të shtyhen, qoftë edhe me pëlqimin e palëve.

  • Neni 147
  • Zgjatja e afateve Gjykata përpara mbarimit të afatit mund të zgjasë me vendim afatin që nuk është prekluziv. Shtyrja nuk mund të jetë më e gjatë se afati i fillimit, përveç kur ka arsye veçanërisht të rënda që përligjin kërkesën.

  • Neni 148 - Llogaritja e afateve
  • Kur afati është caktuar me ditë dhe me orë, përjashtohet dita dhe ora në të cilën ka filluar ngjarja ose koha nga e cila duhet të fillojë afati.
    Afati që është caktuar në javë, në muaj ose në vite mbaron me kalimin e asaj dite të javës së fundit ose të muajit të fundit që ka të njëjtin emër ose numër me atë të ditës që ka filluar afati. Kur një ditë e tillë mungon në muajin e fundit afati mbaron me kalimin e ditës së fundit të këtij muaji.
    Kur dita e fundit e një afati bie në ditë pushimi, afati mbaron në ditën e punës, që vjen pas asaj të pushimit.

  • Neni 149
  • Dita e fundit e afatit vazhdon deri në orën 24 të saj, por kur do të kryhet ndonjë veprim procedural ose do të paraqitet ndonjë kërkesë ose akt tjetër në gjykatë, afati mbaron në çastin e mbarimit të orarit zyrtar.
    Afati nuk quhet i humbur, kur kërkesa ose akti është dërguar me postë edhe në ditën e fundit të afatit.

  • Neni 150 - Afatet dhe pezullimi i gjykimit
  • Kur pezullohet gjykimi, pezullohen edhe të gjitha afatet që kanë filluar të ecin por nuk janë plotësuar. Në këtë rast, pezullimi i afatit fillon nga çasti që ka ndodhur ngjarja e cila ka shkaktuar pezullimin e gjykimit.

  • Neni 151 - Rivendosja në afat
  • Kur palët ose prokurori që ka ngritur padi, për shkaqe të arsyeshme kanë humbur afatin ligjor ose atë të caktuar nga gjykata, mund të kërkojnë prej saj rivendosjen në afat, përveç kur afatet kanë karakter prekluziv.

  • Neni 152
  • (Shtuar fjali në paragrafin e parë me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 7)

    Kërkesa për rivendosjen e afatit të humbur shqyrtohet nga gjykata së cilës duhet t’i paraqiten edhe dokumentet që justifikojnë ose për të cilat kërkohet rivendosja e afatit. Gjatë shqyrtimit të kërkesës thirret edhe pala tjetër.
    Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim i veçantë.