Neni 151 - Rivendosja në afat

Kur palët ose prokurori që ka ngritur padi, për shkaqe të arsyeshme kanë humbur afatin ligjor ose atë të caktuar nga gjykata, mund të kërkojnë prej saj rivendosjen në afat, përveç kur afatet kanë karakter prekluziv.