Neni 152

(Shtuar fjali në paragrafin e parë me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 7)

Kërkesa për rivendosjen e afatit të humbur shqyrtohet nga gjykata së cilës duhet t’i paraqiten edhe dokumentet që justifikojnë ose për të cilat kërkohet rivendosja e afatit. Gjatë shqyrtimit të kërkesës thirret edhe pala tjetër.
Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim i veçantë.