strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU II - Bashkëndërgjyqësia

  • Neni 161
  • (Shtuar shkronja “c” me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 9)

    Padia mund të ngrihet bashkërisht nga shumë paditës ose kundër shumë të paditurve (bashkëndërgjyqës) në rast se:
    a) kanë të drejta ose detyrime të përbashkëta mbi objektin e padisë;
    b) të drejtat dhe detyrimet e tyre nga pikëpamja e faktit ose e ligjit kanë po atë bazë.
    c) në rast se gjykimi ka filluar dhe paditësi vëren se kërkimi i tij shtrihet edhe ndaj një personi tjetër, atëherë mund ta shtrijë kërkimin edhe ndaj këtij të fundit, duke e thirrur si të paditur.

  • Neni 162
  • Secili nga bashkëndërgjyqësit kundrejt palës kundërshtare paraqitet i pavarur në mënyrë që veprimet ose mosveprimet e tij procedurale nuk u sjellin të tjerëve as dobi as dëm.
    Kur, për shkak të natyrës së marrëdhënieve juridike që janë në konflikt ose për shkak të një dispozite ligjore, efekti i vendimit, që do të jepet, shtrihet në të gjithë bashkëndërgjyqësit, veprimet procedurale që janë kryer prej disa bashkëndërgjyqësve kanë efekt edhe për bashkëndërgjyqësit e tjerë që nuk janë paraqitur në gjykatë ose që nuk kanë kryer ndonjë veprim në afatin e caktuar.