KREU I - Veprimet përgatitore - (shfuqizuar)

(Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 43)

  • Neni 170
  • (Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 43)

  • Neni 171 - Veprimet e pajtimit - (shfuqizuar)
  • (Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 43)

  • Neni 171/a - Të drejtat e gjykatës për zhvillimin e procesit gjyqësor dhe mjetet për zbatimin e tyre
  • (Shtuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 45)

    Gjykata ushtron të gjitha të drejtat e përcaktuara në këtë Kod, që janë të nevojshme për zhvillimin sa më të mirë të procesit gjyqësor.
    Gjykata cakton seancat dhe afatet brenda të cilave palët dhe personat e tjerë të thirrur prej saj duhet të kryejnë aktet procedurale dhe veprime të tjera të kërkuara prej saj.
    Gjykata drejton procesin gjyqësor nëpërmjet vendimeve dhe urdhrave. Vendimet dhe urdhrat e shpallura në seancë gjyqësore quhen të njohura nga palët e pranishme ose që duhej të paraqiteshin në gjykatë.
    Vendimet e shpallura jashtë seancës dhe ato, ndaj të cilave lejohet ankim u komunikohen palëve të interesuara nga sekretari i seancës jo më vonë se tre ditë nga shpallja e tyre.

  • Neni 171/b
  • (Shtuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 46)

    Vendimet jopërfundimtare dhe urdhrat që jep gjykata në seancë gjyqësore duhet të arsyetohen dhe të mos paragjykojnë zgjidhjen e çështjes.
    Vendimet mund të ndryshohen ose të revokohen nga gjykata që i ka shpallur përveç kur:
    a) janë shpallur mbi bazën e një marrëveshjeje të palëve, në rastet që ato vetë mund të disponojnë. Megjithatë, mund të revokohen nga
    gjykata kur është përcaktuar në marrëveshjen e palëve;
    b) në këtë Kod përcakohet se kundër tyre mund të ushtrohet ankim i veçantë;
    c) ligji i deklaron si të paankimueshme.