Neni 181 - Përfundimi i gjykimit nga i njëjti trup gjykues

Gjykata duhet të organizojë punën që gjykimi i çështjes të përfundojë nga i njëjti trup gjykues.
Kur për shkaqe të parashikuara nga paragrafi i tretë i nenit 62 të këtij Kodi, ose për shkaqe të tjera të përligjura, ndryshon përbërja e trupit gjykues, anëtari i ri duhet të njihet me përmbajtjen e procesit gjyqësor, përveç kur kërkohet prej tij që çështja të shqyrtohet nga fillimi.
Kur ndryshon më shumë se një nga anëtarët e trupit gjykues, çështja fillon nga fillimi.