Neni 202

(Shtuar fjalë në paragrafin e parë me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 10)

Me kërkesën e paditësit, gjykata brenda 5 ditëve lejon marrjen e masave për sigurimin e padisë, kur ka arsye të dyshohet se ekzekutimi i vendimit për të drejtat e paditësit do të bëhet i pamundur ose i vështirë.

Sigurimi i padisë lejohet kur:
a) padia mbështetet në prova me shkresë;
b) paditësi jep garanci, në masën dhe në llojin e caktuar nga gjykata,
për dëmin që mund t’i shkaktohet të paditurit nga sigurimi i padisë.
Garancia mund të kërkohet edhe për rastin e parashikuar nga shkronja “a” e këtij neni.