Neni 207 - Ndryshimi dhe zëvendësimi i masave për sigurimin e padisë

Gjykata me kërkesën e njërës nga palët mund të zëvendësojë një masë sigurimi me një tjetër, pasi më parë të ketë dëgjuar edhe palën kundërshtare.
Në këtë mënyrë veprohet edhe kur gjykata vendos heqjen e masës së sigurimit, kur çmon se është zhdukur shkaku për të cilin është vënë ajo.