Neni 230 - Pasqyrimi i përfundimeve të ekspertimit

Mendimi i ekspertit duhet të jetë i arsyetuar.
Kur ekspertët janë të një mendimi, përfundimet e ekspertimit mund t’i parashtrojë njëri që caktohet prej tyre; kur ka ndryshim mendimesh midis ekspertëve, secili prej tyre duhet të parashtrojë vetë mendimin e tij. Pasi të kenë dhënë mendimin, ekspertëve mund t’u bëhen pyetje.