Neni 232

(Ndryshuar fjalia e dytë me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 11)

Nuk lejohet prova me dëshmitarë kundër ose tej përmbajtjes së një akti zyrtar ose privat që përbën provë të plotë. Gjithashtu, nuk lejohet të provohet me dëshmitarë marrëveshja e palëve për ndryshimin e kontratës ose shuarja, me anë të pagimit ose të faljes së detyrimeve në të holla, që rrjedhin nga një kontratë e bërë me dokument.