Neni 242 - Heqja dorë nga pyetja e dëshmitarit

Pala që ka kërkuar thirrjen e një dëshmitari mund të kërkojë që ai të mos pyetet. Kërkesa merret parasysh në rast se pala tjetër është dakord dhe kur gjykata çmon se pyetja e tij nuk do të jetë e nevojshme për sqarimin e çështjes.