Neni 250 - Shkresa në ruajtje ose në pamundësi përdorimi

Në rastet kur prova me shkresë është në ruajtje për arsye ligjore ose pamundësi përdorimi dhe nuk mund të merret, gjykata ka të drejtë që përveç mjeteve të tjera, të lejojë të merret kopje e saj e legalizuar, e cila ka fuqi provuese sikurse edhe shkresa origjinale. Kur kjo më pas ka humbur, gjykata vendos të administrohet shkresa që vërteton njësinë me origjinalin.