Neni 252 - Verifikimi në vend i përmbajtjes së shkresës

Në qoftë se për shkaqe të justifikuara është e vështirë marrja e provës në gjykim ose për shkak të rëndësisë së saj ose të natyrës së saj ekziston rreziku të humbasë ose të dëmtohet, gjykata mund të urdhërojë të verifikohet shkresa nga një anëtar i trupit gjykues ose të kontrollohet me letërporosi nga gjykata e vendit ku ndodhet shkresa ose të lejojë të merret fotokopje ose fotografia e vërtetuar.