Neni 263

Librat që përmenden në nenin 260, paragrafi 1 dhe 2, kur janë përpiluar në formën e caktuar, përbëjnë provë të plotë për sa shkruhet në to, për tregtarët ose personat e tjerë që detyrohen të mbajnë të njëjtat libra, por lejohet të provohet e kundërta kur pretendohet falsiteti.
Megjithatë, kundër personave që nuk janë detyruar të mbajnë këto libra, përbëjnë provë të plotë për gjerësinë e pretendimeve, kur qenia e tyre është vërtetuar me një mënyrë tjetër dhe vetëm për një vit që nga dita e nënshkrimit, përveç kur i detyruari provon me nënshkrimin e vet përmbajtjen e tyre.