Neni 267 - Detyrimi për të provuar se shkresa private është origjinale

Kur origjinaliteti i shkresës private vihet në dyshim, ai që e paraqet duhet ta provojë atë, përveç kur shkresa është aq e ndryshuar sa gjykata e ka të vështirë të konstatojë se është origjinale.
Personi ndaj të cilit paraqitet shkresa private është i detyruar të deklarojë menjëherë se e pranon ose jo origjinalitetin e nënshkrimit, ndryshe shkresa konsiderohet si e pranuar.
Në qoftë se njihet ose vërtetohet origjinaliteti i nënshkrimit, quhet se është vërtetuar origjinaliteti i përmbajtjes, me rezervën e goditjes së tij për falsitet.