Neni 275

Sekretaria e gjykatës dërgon menjëherë kopjen e çdo vendimi që shpall shkresën si të falsifikuar te prokurori dhe në organin shtetëror që ka nxjerrë shkresën.
Shkresa që shpallet e falsifikuar nuk i jepet ndërgjyqësit, por mbetet në arkivin e gjykatës, së bashku me vendimin që shpall shkresën të falsifikuar.
Në këto raste sekretari shënon mbi shkresë se ajo është e falsifikuar.
Kur jepet kopja e saj, ajo përmban edhe shënimin që përmendet në paragrafin e sipërm.