strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU XI - Sigurimi i provës

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 57)

  • Neni 292 - Kur mund të kërkohet sigurimi i provës
  • Kur një provë, nga e cila varet zgjidhja e mosmarrëveshjes ose që ndikon në sqarimin e saj, ka rrezik të zhduket ose të vështirësohet marrja e saj, me kërkesën e palës së interesuar, mund të urdhërohet marrja më përpara.

  • Neni 293 - Paraqitja dhe përmbajtja e kërkesës
  • Kërkesa për sigurimin e provës paraqitet në gjykatën që shqyrton çështjen dhe, në rast se padia nuk është ngritur, në gjykatën e vendit ku ka banim personi që do të pyetet ose ku ndodhet sendi që duhet të këqyret.

  • Neni 294
  • Në kërkesën për sigurimin e provës duhet të tregohen: prova që do të merret, rrethanat për vërtetimin e të cilave shërben ajo dhe arsyet që e justifikojnë marrjen e saj më përpara.
    Kopja e kërkesës i komunikohet palës tjetër, përveç kur kjo nuk dihet ose kur marrja e provës nuk lejon shtytje.

  • Neni 295 - Përmbajtja e vendimit të gjykatës
  • Vendimi me të cilin pranohet kërkesa për sigurimin e provës duhet të tregojë provën që do të merret dhe mënyrën e marrjes së provës.
    Kundër vendimit të gjykatës me të cilin refuzohet kërkesa për sigurimin e provës, mund të bëhet ankim i veçantë.

  • Neni 296
  • Mosparaqitja e palës që ka kërkuar marrjen e provës sjell rrëzimin e kërkesës, përveç kur e kërkon pala tjetër, ose gjykata çmon se është në dobi të gjykimit.
    Për mënyrën e marrjes së provës dhe për fuqinë e saj provuese zbatohen rregullat e përgjithshme.
    Shpenzimet për marrjen e provës parapaguhen nga kërkuesi dhe, në përfundim të gjykimit i ngarkohen palës, sipas rregullave të përgjithshme.