Neni 295 - Përmbajtja e vendimit të gjykatës

Vendimi me të cilin pranohet kërkesa për sigurimin e provës duhet të tregojë provën që do të merret dhe mënyrën e marrjes së provës.
Kundër vendimit të gjykatës me të cilin refuzohet kërkesa për sigurimin e provës, mund të bëhet ankim i veçantë.