Neni 310

Përmbajtja e vendimit të gjykatës Vendimi duhet të përmbajë hyrjen, pjesën përshkruese-arsyetuese dhe pjesën urdhëruese.

I. Në hyrjen e vendimit duhet të përmenden:
1. gjykata që ka gjykuar çështjen,
2. trupi gjykues dhe sekretari,
3. koha dhe vendi i dhënies së vendimit,
4. palët, duke u shënuar identiteti dhe cilësia e tyre si paditës, i paditur, ndërhyrës, si dhe përfaqësuesit e tyre, 5. emri i prokurorit, nëse ka marrë pjesë,
6. objekti i padisë,
7. kërkimet përfundimtare të palëve,
8. mendimi i prokurorit nëse ka marrë pjesë.

II. Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të përmenden:
1. rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata, 2. provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi,
3. dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi.

III. Në pjesën urdhëruese, ndër të tjera, duhet të përmenden:
1. çfarë vendosi gjykata,
2. kujt i ngarkohen shpenzimet gjyqësore,
3. e drejta për të bërë ankim dhe afati për paraqitjen e tij.