Neni 319 - Rrjedhojat nga prishja e vendimit

(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Kur vendimi prishet nga gjykata e apelit ose Gjykata e Lartë, ekzekutimi i përkohshëm pezullohet.
Në rast se pas prishjes së vendimit të parë padia rrëzohet dhe vendimi merr formë të prerë, gjyqfituesi i parë detyrohet t’i kthejë palës tjetër gjithçka që ka marrë me ekzekutim të përkohshëm të vendimit të parë.