Neni 393 - Kushtet për zbatimin e vendimeve të dhëna nga gjykatat e huaja

Vendimet e gjykatave të shteteve të huaja njihen dhe zbatohen në Republikën e Shqipërisë ,në kushtet e parashikuara në këtë Kod ose në ligje të veçanta.
Kur për këtë qëllim ka marrëveshje të posaçme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shtetit të huaj zbatohen dispozitat e marrëveshjes.