strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU VI - Shpallja e zhdukjes ose e vdekjes së personit

  • Neni 375 - Kush e bën kërkesën
  • Kërkesa për shpalljen e një personi të zhdukur ose të vdekur mund të paraqitet nga çdo person i interesuar dhe nga prokurori në gjykatën ku ka pasur vendbanimin e fundit personi për të cilin kërkohet shpallja si i tillë.

  • Neni 376 - Përmbajtja e kërkesës
  • Në kërkesën për shpalljen e një personi të zhdukur ose të vdekur, përveç rrethanave nëpërmjet të cilave bëhet e besueshme zhdukja ose vdekja e tij, tregohet edhe kujdestari ose përfaqësuesi ligjor i tij, për rastet kur ka të tillë.
    Në kërkesën për deklarimin e një personi si të vdekur, duhet të tregohen edhe personat që janë ose mund të jenë trashëgimtarë të tij, si dhe gjithë personat e tjerë për të cilët është e ditur që nga ky fakt fitojnë ose humbin të drejta.

  • Neni 377 - Publikimi i kërkesëpadisë
  • Gjykata, brenda dhjetë ditëve nga paraqitja e kërkesës për gjykim, i dërgon një kopje të saj bashkisë ose komunës, ku ka pasur banimin e tij të fundit personi që kërkohet të shpallet i zhdukur ose i vdekur, për ta shpallur në një vend të dukshëm. Kërkesa e mësipërme botohet edhe në Fletoren Zyrtare, si dhe të paktën në një gazetë lokale.
    Shqyrtimi i çështjes nga gjykata nuk mund të bëhet pa kaluar gjashtë muaj nga shpallja e kërkesës ose botimit të saj në Fletoren Zyrtare.

  • Neni 378 - Procedura e gjykimit
  • Gjykata, në shqyrtimin e kërkesës për shpalljen të zhdukur ose të vdekur të një personi, pyet njerëz të afërt të tij, merr të dhëna për këtë person nga bashkia ose komuna, ku ai ka pasur vendbanimin e tij të fundit, si dhe nga çdo burim tjetër që mund të japë lajme për këtë person.

  • Neni 379
  • Në shqyrtimin e kërkesës për ndryshimin ose prishjen e vendimit, që ka deklaruar një person si të vdekur, të thirren personat që kishin kërkuar deklarimin e vdekjes dhe personat që kanë fituar të drejta nga deklarimi i vdekjes.

  • Neni 380 - Publikimi i vendimit
  • Gjykata vendos për shpalljen e një personi të zhdukur apo të vdekur, pasi të ketë dëgjuar edhe personat që përmenden në nenin 375 e 376 të këtij Kodi, si dhe prokurorin.
    Gjykata urdhëron botimin e shkurtimit të vendimit në Fletoren Zyrtare ose të paktën në një gazetë lokale të caktuar prej saj ose në një mënyrë tjetër publikimi që do ta quajë të dobishme.
    Gjykata mund të marrë edhe masa për sigurimin e pasurisë sipas rrethanave që e bëjnë të nevojshme marrjen e tyre.

  • Neni 381 - Regjistrimi i vendimit në zyrën e gjendjes civile
  • Vendimi i gjykatës, që e deklaron një person të zhdukur ose të vdekur, i dërgohet për regjistrim zyrës së gjendjes civile në të cilën ai ka qenë i regjistruar, pasi të sigurohet se është bërë publikimi i tij sipas dispozitës së mësipërme.