Neni 415 - Fillimi i veprimtarisë së gjykatës së arbitrazhit

Gjykata e arbitrazhit e fillon veprimtarinë e saj procedurale nga çasti kur është krijuar, përveç kur në marrëveshje janë caktuar gjithë arbitrat. Në këtë rast, quhet se e fillon veprimtarinë kur njëra prej palëve ngarkon arbitrin ose arbitrat me kryerjen e misionit të tyre.